Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të dhunës në familje.
Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, përfshirë Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale, Prokurorinë, QKMF-në, Zyrën për Barazi Gjinore si dhe përfaqësues të organizatave partnere që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmijëve.
Pas shqyrtimit të detajuar të rastit, anëtarët e mekanizmit rekomanduan një sërë veprimesh të menjëhershme për trajtimin e duhur të situatës, përfshirë:
- Reagim të menjëhershëm institucional dhe mbrojtje të viktimës;
- Koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha institucioneve përgjegjëse;
- Ofrim të mbështetjes psikologjike dhe sociale për viktimën;
- Ndjekje të vazhdueshme të rastit deri në zgjidhjen përfundimtare.
Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të institucioneve për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje dhe për të garantuar sigurinë e viktimave.
Komuna e Suharekës dhe Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje konfirmuan përkushtimin e tyre për forcimin e bashkëpunimit institucional, rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për viktimat e dhunës.


















Lini një Përgjigje