Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë (DVV), në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar të gjithë vreshtarët për obligimin ligjor të deklarimit të sasisë së rrushit të vjelë për vitin 2026.
Sipas njoftimit, deklarimi duhet të bëhet nga 1 shtatori deri më 10 dhjetor 2026, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.
Ky proces është kriter i detyrueshëm ligjor për përfitimin e subvencioneve në sektorin e vreshtarisë, si dhe kusht i domosdoshëm për pajisjen me Certifikatën e Vreshtarit.
Ministria u bën thirrje të gjithë vreshtarëve që të respektojnë afatin e përcaktuar dhe të deklarojnë me kohë sasinë e rrushit të vjelë, në mënyrë që të shmangin pengesat gjatë aplikimit për subvencione.
Afati i fundit për deklarimin e vjeljes së rrushit është 10 dhjetor 2026.
Njoftimi është bërë nga Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.














Lini një Përgjigje