Suharekë: Nis aksioni i pastrimit në Mushtisht dhe Baqevc, kryetari Muharremaj paralajmëron aksione në të gjitha pjesët e komunës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë sot në fshatin Mushtisht, ku ka nisur aksioni për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike të këtij lokaliteti.

Në këtë aksion janë përfshirë edhe ekipet e kompanisë komunale të pastrimit EKO THERANDA, ndërsa pritet që nismës t’i bashkohen edhe banorët e fshatit, për të kontribuar në një ambient më të pastër dhe më të mirë për të gjithë.

Kryetari Muharremaj ka paralajmëruar se aksione të tilla të pastrimit do të organizohen vazhdimisht në të gjitha pjesët e Komunës së Suharekës.

Qëllimi i kësaj nisme është jo vetëm pastrimi i hapësirave publike, por edhe vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e mbajtjes së ambientit të pastër dhe ruajtjen e mjedisit.

Mesazhi i këtij aksioni është i qartë: Një komunë më e pastër kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve!

Radio Vala 98.3 FM