Komuna e Suharekës po i afrohet balotazhit të 9 nëntorit, ku përballë do të jenë dy kandidatët për kryetar: Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Edhe pse në këtë fazë të fushatës janë intensifikuar sulmet politike dhe janë krijuar koalicione të përkohshme nga subjektet që mbetën jashtë garës, gjithçka tregon se Bali Muharremaj po hyn në balotazh me epërsi të qartë dhe me mbështetje të fortë qytetare.
Mbështetje e qëndrueshme nga qytetarët
Gjatë mandatit të tij si kryetar komune, Muharremaj ka realizuar dhjetëra projekte infrastrukturore, ka investuar në rrugë, ndriçim publik, arsim, kultur e rini si dhe bujqësi sektorë që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Puna e tij konkrete dhe qasja afër njerëzve kanë bërë që shumë qytetarë ta konsiderojnë si garant të stabilitetit dhe zhvillimit të komunës.
Sulmet politike nuk po e ndryshojnë opinionin publik
Në ditët e fundit, përfaqësues të LDK-së dhe disa figura nga subjektet e tjera politike kanë intensifikuar sulmet ndaj Muharremajt, por sipas vëzhgimeve në terren dhe reagimeve qytetare, këto përpjekje nuk po arrijnë të ndikojnë në qëndrimin e elektoratit.
Shumica e qytetarëve të Suharekës po e shohin këtë fushatë si përpjekje për të ndalur një fitore të sigurt të Muharremajt, i cili ka ruajtur besimin e gjerë që nga dita e parë e garës.
Koalicione të interesit të momentit
Pas rezultatit të raundit të parë, disa subjekte që nuk arritën të hyjnë në balotazh kanë krijuar koalicione të momentit, të cilat, sipas analistëve lokalë, nuk pritet të ndryshojnë rezultatin përfundimtar.
Mbështetja e bazës qytetare për Muharremajn shihet si e natyrshme dhe e qëndrueshme, duke reflektuar vlerësimin për punën dhe përkushtimin e tij gjatë qeverisjes.
Balotazhi i 9 nëntorit – vendim për vazhdimësinë
Ndërsa fushata po hyn në ditët e fundit, në Suharekë ndjehet një atmosferë e qetë, por me mobilizim të lartë në terren.
Të gjitha shenjat tregojnë se Bali Muharremaj mbetet favorit për të fituar një mandat të dytë, duke siguruar vazhdimësinë e projekteve dhe stabilitetin institucional në komunë.
Shkruar nga një analist lokal i Suharekës


















Lini një Përgjigje