Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përuruar sot rrugën dhe shëtitoren me ndriçim publik që lidh fshatrat Tërrnje, Studençan dhe Nëpërbisht.
Kjo rrugë dhe shëtitore moderne pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve të zonës dhe të ofrojë një hapësirë të re rekreative për qytetarët.
Projekti është realizuar nga Komuna e Suharekës, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të kushteve më të mira për banorët lokalë.
Kryetari Bali Muharremaj tha se ky investim është pjesë e përkushtimit të komunës për zhvillim të barabartë në çdo fshat të Suharekës:
“Ne po vazhdojmë me përkushtim të përmirësojmë infrastrukturën në të gjitha fshatrat. Rruga dhe ndriçimi publik janë jo vetëm nevojë, por edhe siguri dhe cilësi jete për banorët,” u shpreh Muharremaj.
Banorët e fshatrave Tërrnje, Studençan dhe Nëpërbisht e mirëpritën këtë projekt, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit lokal dhe lidhjes më të mirë ndërmjet komuniteteve.

















Lini një Përgjigje