Kryetari i “VATRËS” Mentor Maksutaj, në Boston vendosi buqeta lule tek vend prehja e Fan S.Nolit

Me rastin e 59 vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Fan S. Nolit, Kryesia e “VATRËS” bëri homazhe dhe lutje për shpirtin e tij.

Kryetari i saj, z. Maksutaj, vendosi lule pranë varrit të Nolit duke kujtuar punën e madhe që ai bëri për të mirën e komunitetit shqiptar në SHBA dhe kombin në tërësi.

Ndërkohë Zv/Kryetari i “VATRËS” në Boston, Hirësia e Tij Peshkop Theofan Koja, bëri “Shërbesën e Përshpirtjes” në gjuhën shqipe, pikërisht nga përkthimet fetare që vetë Noli i ka shkruar.

Me rastin e këtij përvjetori të 59-të të fjetjes së Nolit, “VATRA” në Boston në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit do të prezantojnë librin e ish gazetarit të “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, “Fan Noli – Apostulli”.

Promovimi i librit bëhet të shtunën më 16 mars 2024, ora 12:00 deri 2:00pm në adresën: Boylston Hall 103 Harvard Yard, Cambridge, MA 02138 Fan S. Noli ndërroi jetë më 13 Mars 1965 në Fort Lauderdale të Shtetit të Floridës në SHBA, ku kaloi vitet e fundit të jetës mes miqve.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.