Suharekë: SHFMU “Destan Bajraktari” falënderon Kastrati Center për donacionin dhe mbështetjen

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Destan Bajraktari” në Suharekë ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për kompaninë Kastrati Center, për donacionin dhe mbështetjen e ofruar ndaj institucionit arsimor.

Përmes një mesazhi falënderues, përfaqësuesit e shkollës kanë vlerësuar kontributin e Kastrati Center, duke theksuar se ky donacion përfaqëson më shumë sesa një ndihmë materiale, pasi përcjell mesazhin e solidaritetit, kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit.

Sipas shkollës, bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe institucioneve arsimore është i rëndësishëm për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe për mbështetjen e zhvillimit të arsimit.

Në fund, SHFMU “Destan Bajraktari” ka falënderuar Kastrati Center për përkrahjen dhe për faktin që është bërë pjesë e familjes së tyre shkollore.