Shërbimi i Urgjencës në Suharekë pritet të marrë një pamje të re dhe moderne, falë kontributit dhe bujarisë së njerëzve humanë, të cilët po dëshmojnë se solidariteti dhe vullneti për të ndihmuar komunitetin janë gjithmonë të pranishëm.

Në këtë iniciativë kanë kontribuar z. Mefail Gashi, z. Astrit Gashi dhe Kompania Euro-Ing, të cilëve u shprehet mirënjohje e veçantë për mbështetjen dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të këtij shërbimi shëndetësor.
Ky nuk është donacioni i vetëm që po i bëhet shëndetësisë në Suharekë. Kontributet e tilla janë dëshmi se bashkëpunimi, solidariteti dhe dashuria për vendin mund të sjellin ndryshime konkrete në të mirë të qytetarëve.
Faleminderit të gjithë atyre që me zemër të madhe kontribuojnë për një të ardhme më të mirë!
Sepse, kur bashkohet vullneti i mirë i njerëzve, gjithmonë ka shpresë për të nesërmen


















Lini një Përgjigje