Skuadra e Istogut që po debuton në Superligë të Kosovës këtë stinor dhe aktualisht është e fundit në renditje tabelare me një fitore të vetme nga 13 xhiro të zhvilluara, ka bërë të ditur dje se ka siguruar shërbimet e basketbollistëve vendorë Drilon Shala dhe Donat Rexhepi për pjesën e mbetur të stinorit.
Me dyshen vendore, si dhe me dy lojtarë tjerë me të cilët janë në bisedime, ekipi istogas që po drejtohet nga trajneri Fikret Shatri shpreson në paraqitje krejt tjetër – ndërsa ka përçuar mesazhin “Lufta për mbijetesë s’ka përfundu”.
Lini një Përgjigje