Shega Sejdiu ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në sportin e Taekwondos në Lojërat Olimpike Verore për të Rinj – Dakar 2026, duke përjetuar një moment të veçantë në karrierën e saj sportive.
Në përballjen me garuesen Zahra Isayeva nga Azerbajxhani, Sejdiu dha maksimumin e saj, por kësaj radhe nuk arriti të sigurojë kalimin në fazën tjetër të garës.
Pavarësisht rezultatit, pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përbën një përvojë të çmuar për sportisten kosovare dhe një tjetër hap në rrugëtimin e saj drejt sukseseve të ardhshme.
Trajneri Valmir Fetiu, i cili po e përfaqëson Kosovën në Dakar 2026, ka shprehur krenarinë për pjesëmarrjen dhe për mundësinë që flamuri i Kosovës të valëvitet në arenën olimpike.
Në sport jo gjithmonë fitohet, por krenaria për ta përfaqësuar vendin mbetet përgjithmonë!























Lini një Përgjigje