FC Ballkani ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sami Sermaxhaj. Vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme ndërmjet klubit dhe trajnerit.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi nga Suhareka ka falënderuar Sermaxhajn për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Në të njëjtën kohë, FC Ballkani i ka uruar trajnerit shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
“Faleminderit, Sami!”, thuhet në mesazhin e klubit.














Lini një Përgjigje