Suharekë – Në një mbledhje solemne të Kuvendit Komunal, Komuna e Suharekës ka shpallur z. Kastriot Bezatin nga Përmeti i Shqipërisë “Qytetar Nderi” të Komunës së Suharekës.

Në kuadër të këtij organizimi solemn, artistë nga Përmeti prezantuan një program të veçantë artistik në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
Programi artistik iu kushtua shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, duke sjellë para publikut një përmbajtje të veçantë kulturore dhe letrare, në nderim të figurës dhe veprës së tij.
Ky organizim shënoi një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Suharekës dhe Përmetit, duke dëshmuar edhe një herë lidhjet e fuqishme historike, kombëtare dhe kulturore ndërmjet shqiptarëve.






















Lini një Përgjigje