23 vjet pa Ukë Bytyçin, Suhareka përkujton me nderim ish-kryetarin e saj /

Sot shënohen 23 vjet nga vrasja e ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi, një figure që la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e qytetit.

Ukë Bytyçi ishte njeri i përkushtuar ndaj qytetit dhe vendit, që i shërbeu me ndershmëri, vizion dhe përkushtim të rrallë. Pas luftës, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Suharekës, duke punuar me idealin për të cilin kishte luftuar: lirinë, dinjitetin dhe të mirën e përbashkët.

Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur për qytetin dhe për të gjithë ata që e njohën, por kujtimi për Ukë Bytyçin është kujtim për qëndrueshmërinë, nderin dhe dashurinë ndaj vendit.

Suhareka sot e përkujton me respekt dhe mirënjohje birin e saj që nuk u dorëzua kurrë para së keqes.