Kompania ERST BAU SHPK ka përfunduar para afatit të planifikuar punimet në skarpatën e parë të autostradës “Ibrahim Rugova”, duke shënuar një tjetër rezultat të rëndësishëm në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Nga kompania kanë bërë të ditur se përfundimi i punimeve para afatit është rezultat i organizimit të mirëfilltë, seriozitetit në punë dhe angazhimit maksimal të ekipeve në terren.
“Kur puna bëhet me seriozitet, organizim dhe përkushtim, rezultatet flasin vetë. Ne nuk presim afatet — u paraprijmë atyre”, thuhet në njoftimin e ERST BAU SHPK.
Kompania thekson se puna konkrete dhe rezultatet në terren mbeten prioritet, ndërsa ky përfundim para afatit shihet vetëm si një tjetër hap në realizimin e projekteve me standarde të larta.
ERST BAU SHPK paralajmëron se angazhimi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, duke synuar që edhe fazat e ardhshme të realizohen me efikasitet, cilësi dhe profesionalizëm.

















Lini një Përgjigje