Qeveria e Kosovës ka miratuar një varg vendimesh për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të lidhura me projekte infrastrukturore në disa komuna të vendit.
Vendimet përfshijnë zgjerimin e Rrugës Nacionale N2 në Ferizaj, zgjerimin e rrugës Prishtinë–Podujevë, rehabilitimin e rrugës Gjonaj–Bishtazhin, si dhe projekte të tjera në Prizren, Han të Elezit, Gjakovë, Podujevë dhe Lipjan.
Në Gjakovë, shpronësimet lidhen me projektin për ndërtimin e Parkut Industrial, ndërsa në Podujevë përfshihen prona të nevojshme për Tregun e Kafshëve, Tregun e Gjelbër dhe Muzeun e Qytetit.
Qeveria ka miratuar gjithashtu shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave që preken nga projekti i Autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, në segmentin Banullë–Bresalc.
Vendimet përfshijnë si shpronësime përfundimtare, ashtu edhe vendime preliminare dhe kërkesa që do të vijojnë procedurat e parapara ligjore.

















Lini një Përgjigje