Kryetari i Komunës së Suharekës u ka bërë thirrje banorëve të fshatit Studençan, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë, që t’i bashkohen aksionit të madh të pastrimit, i cili do të organizohet nesër, më 14 nëntor.
Përmes një thirrjeje publike, kryetari ka ftuar të rinjtë, familjet dhe qytetarët e të gjitha gjeneratave që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti me rëndësi për mjedisin dhe komunitetin.
Aksioni do të fillojë në ora 09:00, ndërsa synon krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët.
Kryetari ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët, përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit institucional, duke vënë në pah se kontributi i secilit qytetar është i rëndësishëm.
“Pjesëmarrja e secilit ka rëndësi. Ju mirëpresim!”, thuhet në thirrjen drejtuar qytetarëve.















Lini një Përgjigje