Kryetari Bali Muharremaj dhe Drejtori i Arsimit urojnë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Remzi Bajselmanaj, kanë uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për 1 Shtatorin.

Në urimin e tyre, ata kanë theksuar se fillimi i vitit shkollor shënon një kapitull të ri për çdo nxënës, i mbushur me dije, sfida të reja dhe ëndrra për të ardhmen.

“Rrugët mbushen me hapa të vegjël, çantat me libra, e zemrat me ëndrra të mëdha”, thuhet në urim.

Kryetari Muharremaj dhe Drejtori Bajselmanaj kanë përcjellë urimet e tyre për çdo nxënës që nis sot rrugëtimin e ri shkollor, për prindërit që i përcjellin fëmijët e tyre me krenari, si dhe për mësimdhënësit që do t’i udhëheqin dhe edukojnë ata drejt së ardhmes.

Me dëshirën për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me arritje, ata kanë uruar të gjithë nxënësit:

Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor!