Zyrtarja policore Teuta Gashi, e cila për më shumë se 25 vjet ka shërbyer në Policinë e Kosovës, me angazhim të veçantë në hetimin e rasteve të dhunës në familje, është nderuar me mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e saj profesional.
Në shenjë vlerësimi për punën dhe angazhimin e saj në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ndau mirënjohje zyrtares policore Teuta Gashi.
Në këtë rast ishte i pranishëm edhe komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Safet Hoxha.
Kryetari Muharremaj vlerësoi lart punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e Teuta Gashit ndër vite, duke çmuar kontributin e saj në mbrojtjen e viktimave, parandalimin e dhunës në familje dhe forcimin e sigurisë në komunitet.
Ky vlerësim shpreh mirënjohjen për një angazhim shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve dhe për rëndësinë e punës së zyrtarëve policorë në luftimin e dhunës në familje.
Respekt dhe mirënjohje për kontributin e saj ndër vite në shërbim të qytetarëve.





















Lini një Përgjigje