Pensionohet ish Zyrtari Kryesor Financiar i Komunës së Suharekës /

Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të Komunës së Suharekës dhe qytetarëve të saj, Zyrtari Kryesor Financiar, z. Fadil Hoxha, përfundon angazhimin e tij profesional, duke kaluar në pension.

Gjatë viteve të punës, z. Hoxha ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin dhe administrimin financiar të institucionit, duke u karakterizuar nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrave të tij.

Me rastin e pensionimit, Komuna e Suharekës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për z. Fadil Hoxha për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij ndër vite në shërbim të institucionit dhe qytetarëve.

Komuna i uron z. Hoxha shëndet, mirëqenie dhe shumë vite të lumtura në kapitullin e ri të jetës së tij pas pensionimit.