DRP Gjakovë dhe Stacioni Policor në Malishevë të parët në nivel vendi në vlerësimin e IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar sot raportin final për vlerësimin e performancës së 8 Drejtorive Rajonale të Policisë dhe 41 Stacioneve Policore në nivel të Republikës së Kosovës.

Sipas rezultateve të këtij vlerësimi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është renditur e para ndër drejtoritë rajonale, ndërsa Stacioni Policor në Malishevë është vlerësuar si stacioni më i mirë policor në nivel vendi.

Të dyja njësitë janë pjesë e së njëjtës zonë të përgjegjësisë, duke e bërë këtë rezultat një vlerësim të rëndësishëm për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë.

“Patjetër që ndjehem mirë e krenar, por ky rezultat nuk është vetëm i imi. Është rezultat i bashkëpunëtorëve dhe i gjithë stafit tonë”, është shprehur drejtuesi i Policisë, duke falënderuar dhe shprehur mirënjohje për secilin zyrtar dhe zyrtare policore të DRP Gjakovë.

Ky vlerësim i IPK-së përbën një dëshmi të rëndësishme për punën dhe angazhimin e Policisë në ofrimin e sigurisë dhe shërbimeve profesionale për qytetarët.