Në shkollën fillore në fshatin Bllac të Suharekës është zhvilluar një aktivitet vetëdijesues me temën e parandalimit të bullizmit, me qëllim të ndërgjegjësimit të nxënësve për rëndësinë e respektit, tolerancës dhe krijimit të një mjedisi të sigurt shkollor.
Gjatë aktivitetit, përmes prezantimeve dhe diskutimeve, nxënësit u informuan për mënyrat se si shfaqet bullizmi, si mund të ndihmojnë shokët dhe shoqet që përballen me të, si dhe për rëndësinë e reagimit dhe të mosqëndrimit si spektatorë përballë rasteve të tilla.
Shkolla ka falënderuar Komisionin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Parandalimin e Dhunës, Bullizmit dhe Diskriminimit për mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti.
Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte se çdo nxënës meriton të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur.
Përmes aktiviteteve të tilla synohet të forcohet vetëdijesimi te nxënësit dhe të promovohet një ambient shkollor pa dhunë, bullizëm dhe diskriminim.
Ta ndalim bullizmin së bashku!






















Lini një Përgjigje