Sot, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Hajdin Berisha” në Suharekë, u promovua numri i dytë i revistës së Shoqatës së të Verbërve në Suharekë.

Me këtë rast, kryetarja e Shoqatës së të Verbërve në Suharekë, Hata Kërllani, falënderoi të gjithë të pranishmit, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në botimin dhe realizimin e këtij numri të revistës.
Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Komunën e Suharekës dhe kryetarin e saj, Bali Muharremaj, si dhe për të gjithë donatorët dhe mbështetësit që ndihmuan në botimin dhe promovimin e revistës.
Ky botim paraqet një kontribut të rëndësishëm në promovimin e aktiviteteve, përvojave dhe sfidave të personave të verbër, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes, përfshirjes dhe barazisë në shoqëri.
Promovimi i numrit të dytë të revistës dëshmon përkushtimin e Shoqatës së të Verbërve në Suharekë për të ngritur zërin e komunitetit dhe për të forcuar bashkëpunimin me institucionet dhe gjithë shoqërinë.





















Lini një Përgjigje