Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka inspektuar sot nga afër punimet e asfaltimit të një rruge në qytet, duke theksuar se këto investime janë rezultat i qeverisjes së mirë në vitet e fundit.
“Projekte të tilla përmirësojnë infrastrukturën dhe ua bëjnë më të lehtë e më të qasshme jetën qytetarëve tanë. Këto punë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, deklaroi Muharremaj.
Punimet e asfaltimit janë pjesë e projekteve infrastrukturore që Komuna e Suharekës po realizon në disa lagje dhe fshatra.

















Lini një Përgjigje