Profesor Aziz Bytyqi falënderon qytetarët: “578 herë faleminderit për besimin!” /

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, profesor Aziz Bytyqi ka shprehur mirënjohje të thellë për qytetarët e Komunës së Suharekës që e kanë mbështetur me votë dhe besim.

Në një reagim publik, ai ka thënë:

“Të dashur qytetarë!
Faleminderit nga zemra për mbështetjen me votë dhe besim.
578 herë faleminderit!
Përjetësisht mirënjohës!
Përjetësisht në shërbimin tuaj!
I juaji, profesor Aziz Bytyqi.”

Ky mesazh vjen si shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj qytetarëve që i dhanë përkrahjen e tyre në procesin zgjedhor të 12 tetorit.