Lëndim i rëndë trupor në Suharekë, dy persona të plagosur me thikë /

Suharekë, 3 nëntor 2025, një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi me thikë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar menjëherë pas incidentit, pasi dyshohet se ka sulmuar dy viktimat, gjithashtu meshkuj kosovarë.

Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tyre është duke u trajtuar nga personeli shëndetësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.