Bali Muharremaj, kandidati më i fuqishëm për mandatin e tretë në Suharekë, Tubim madhështor në Reqan /

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka mbajtur një tubim të madh në fshatin Reqan, ku mori mbështetje të fuqishme nga banorët e kësaj ane.

Tubimi në Reqan u karakterizua me një atmosferë të ngrohtë, energji dhe besim të madh për të ardhmen. Qytetarët shprehën hapur përkrahjen e tyre për kandidaturën e Muharremajt, duke e konsideruar atë si njërin ndër kandidatët më të mirë për t’i prirë edhe një herë Suharekës, për mandatin e tretë radhazi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Bali Muharremaj falënderoi qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksoi se puna, projektet dhe vizioni i tij për zhvillimin e Suharekës do të jenë garancia për një të ardhme edhe më të sigurt.

“Tubimi ynë në Reqan ishte një takim i mbushur me energji, besim dhe pritje të madhe për të ardhmen. Qytetarët e këtij fshati na treguan se kanë vullnet dhe dëshirë të fortë, duke na mbështetur me zemër të hapur dhe me fjalë motivuese,” tha ai.

Në këtë tubim, përkrahje të veçantë mori edhe kandidati për Asamblenë Komunale, Shkëlqim Ramaj, i cili po ashtu gëzon mbështetje të gjerë nga qytetarët.