Flamur Uke Bytyçi, asambleisti më i votuar i LDK-së nga meshkujt në Suharekë /

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Flamur Uke Bytyçi ka dalë asambleisti më i votuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga meshkujt në Komunën e Suharekës.

Elektorati rugovian ka folur qartë – përkushtimi, vizioni dhe qëndrueshmëria në vijën rugoviane janë shpërblyer me besim dhe votë qytetare.

Ky rezultat është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe e fuqisë së vlerave që përfaqëson LDK-ja, duke reflektuar një përkrahje të qëndrueshme për parimet që kjo parti mbart ndër vite.

“Shkëndijat për një LDK të fortë janë ndezur,” – thonë mbështetësit e Flamur Bytyçit, duke e konsideruar këtë rezultat si sinjal të qartë për ringritjen e subjektit në komunën e Suharekës.