Komuna e Suharekës ndan katër banesa për familjet e dëshmorëve

Suharekë – Komuna e Suharekës ka ndarë katër banesa për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për sakrificën e tyre.

Nga Komuna është vlerësuar se ky vendim përbën një përgjegjësi institucionale dhe një obligim moral ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

“Suhareka nuk harron. Kujtesa jonë ndërtohet edhe përmes veprave”, është bërë e ditur nga Komuna e Suharekës.