NPL “EKO-THERANDA” përforcon ekipin me gjashtë punëtorë të rinj

NPL “EKO-THERANDA” ka përforcuar ekipin e saj me gjashtë punëtorë fizikë të rinj, të cilët i janë bashkuar stafit të ndërmarrjes nga sot, 1 shtator 2026.

Sipas ndërmarrjes, me angazhimin e punëtorëve të rinj, ekipi tashmë është kompletuar për kryerjen e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e përgjegjësive të saj.

Nga NPL “EKO-THERANDA” thonë se përforcimi i kapaciteteve njerëzore do të mundësojë reagim më të shpejtë dhe më efikas ndaj kërkesave të qytetarëve dhe nevojave në terren.

Ndërmarrja thekson se synimi mbetet ofrimi i shërbimeve sa më cilësore dhe në kohë për qytetarët e Komunës së Suharekës.