NPL “EKO-THERANDA” Sh.A. ka nisur javën me një aksion për pastrimin e pusetave dhe shkarkuesve të ujërave atmosferike në rrugët e qytetit të Suharekës.
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa prej tyre janë grumbulluar mbeturina të ndryshme, duke penguar rrjedhjen normale të ujërave atmosferike.
Ekipet e NPL “EKO-THERANDA” Sh.A. janë të angazhuara në terren për mirëmbajtjen e vazhdueshme të hapësirave publike dhe për ndërmarrjen e masave konkrete që kontribuojnë në pastërtinë, funksionalitetin dhe sigurinë e infrastrukturës publike.
Nga NPL “EKO-THERANDA” kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i kanë bërë thirrje komunitetit që të kontribuojë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët.






















Lini një Përgjigje