Sot para qytetarëve dhe bizneseve të interesuara është prezantuar Draft-Projekti i Planit Rregullues të Hollësishëm (PRrH) për Zonën Ekonomike në Duhël, një projekt i rëndësishëm që synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe të biznesit në Komunën e Suharekës.
Në prezantimin e projektit morën pjesë Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Visar Kuqi, të cilët paraqitën para qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve të interesuara planifikimin dhe rëndësinë e kësaj zone ekonomike.
Kryetari Muharremaj theksoi se Zona Ekonomike në Duhël pritet të krijojë mundësi të shumta për punësim dhe investime, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin ekonomik të Komunës së Suharekës.
“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire të organizuar për zhvillimin e bizneseve, tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, u shpreh Muharremaj.
Draft-Projekti u mirëprit nga qytetarët dhe palët e interesuara, të cilët shprehën interes për mundësitë që do të ofrojë kjo zonë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike.
Ndërkaq, Drejtori i Urbanizmit, Visar Kuqi, bëri të ditur se pas prezantimit të Draft-Projektit, Drejtoria e Urbanizmit do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme administrative dhe profesionale, me qëllim të finalizimit të projektit.
Zona Ekonomike në Duhël synon të shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve, rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Komunës së Suharekës.
Dokumentin e plotë të Draft-Projektit të Planit Rregullues të Hollësishëm (PRrH) për Zonën Ekonomike – Duhël mund ta shkarkoni në linkun më poshtë:

















Lini një Përgjigje