Kryetari Muharremaj priti sot mërgimtarë nga fshatrat Studençan dhe Vraniq

Në këto ditë vere, si dhe në kuadër të festimeve të DiaFest – ditët e mërgatës, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në zyrë bashkëatdhetarë nga mërgata e fshatrave Studençan dhe Vraniq.

Gjatë takimit, kryetari Muharremaj i informoi të pranishmit se Komuna e Suharekës është duke u zhvilluar me ritme të shpejta, duke realizuar projekte të mëdha në dobi të të gjithë qytetarëve. Ai gjithashtu theksoi kontributin e çmuar që po jep mërgata në të gjitha sferat e jetës.

Në shenjë falënderimi dhe respekti, kryetari Muharremaj ndau stemën e Komunës për përfaqësuesit e mërgatës së Suharekës.