Tri vite pa veprimtarin e ditëve të vështira të çështjes kombëtare Rexhep Kuçi

Tri vite pa veprimtarin e ditëve të vështira të çështjes kombëtare, pa aktivistin zyrtarin e funksionarin e LDK-së, pa humanistin e madh e mbrojtësin e përkushtuar të personave me nevoja të veçanta.

Dega e LDK-së në Therandë, bacin Rexhë do ta kujton çdoherë si një humanist e bashkëpunëtor të shkëlqyer, si një njeri të urtë e mbështetës të njerëzve në nevojë, si një ndër kontribuesit e zhvillimit demokratik të shoqërisë therandase e si një ndër njerëzit e sukseseve e vështirësive nëpër të cilat LDK në Therandë ka kaluar ndër vite.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Të.