Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë pas vendimit të fundit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Duke folur në emisionin “Ora Shtatë”, Haradinaj tha se institucionet duhet të bashkërendojnë veprimet dhe të mos vonohen në reagimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e procesit të Apelit.
Ai u bëri thirrje partive politike që të lënë mënjanë përplasjet politike dhe të fokusohen në një reagim të përbashkët institucional.
Haradinaj kërkoi gjithashtu që presidenti i Kosovës të zgjidhet sa më shpejt, duke thënë se vendit i duhet një president që, sipas tij, të ketë rol më aktiv në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, që të flasë edhe me Amerikën”, deklaroi Haradinaj.

















Lini një Përgjigje