Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, nga Suhareka, ka bërë të ditur se në këtë mandat do të jetë pjesë e tri komisioneve parlamentare, me propozim të Grupit Parlamentar të AAK-së.
Bytyqi do të ushtrojë detyrën e nënkryetares së Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ajo do të jetë gjithashtu anëtare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, si dhe e Komisionit për Shëndetësi.
Përmes një njoftimi, Bytyqi ka deklaruar se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

















Lini një Përgjigje