Haradinaj: Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Haradinaj tha se kanë mbetur pak ditë për krijimin e institucioneve të reja, duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se koha për formimin e institucioneve është shfrytëzuar pa rezultat.

Sipas Haradinajt, ditët e mbetura janë të rëndësishme për krijimin e institucioneve dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve.