Remi kërkon sërish marrëveshje për bashkëqeverisje VV-PDK

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka përsëritur qëndrimin e tij për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Mustafa ka deklaruar se, në situatën aktuale, Kosovës i nevojitet një marrëveshje politike që, sipas tij, do të sillte unitet, qartësi dhe drejtim institucional.

“VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës”, ka shkruar Remi.

Ai ka bërë thirrje për dialog ndërmjet subjekteve politike me synim tejkalimin e situatës aktuale institucionale.