U mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete /

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e katërt (4) e rregullt për vitin 2026 e Komitetit për Komunitete, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika me rëndësi nga rendi i ditës.

Fillimisht, anëtarët kanë miratuar procesverbalin nga mbledhja e kaluar, ndërsa më pas është shqyrtuar projekt-vendimi për formimin e komisionit për Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA).

Në vijim, pjesë e diskutimeve ishte edhe projekt-vendimi për formimin e komisionit për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë, si dhe projekt-vendimi për emërimin e komisionit për shqyrtimin e shpërblimeve “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjes “13 Qershori”.

Në pikën “Të ndryshme”, anëtarët kanë ngritur çështje të ndryshme me interes për komunitetin.

Pas diskutimeve, të gjitha pikat e rendit të ditës janë trajtuar sipas agjendës dhe do të procedohen për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.