DKA në Suharekë realizon me sukses fazën e dytë të Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të /

Në komunën e Suharekë është zhvilluar me sukses faza e dytë e garës komunale “Olimpiada e përbashkët e gjuhës shqipe për klasën e 9-të”, e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA).

Ky aktivitet është realizuar në mbështetje të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe vendimit të përbashkët për organizimin e kësaj olimpiade për vitin shkollor 2025–2026 (Kosovë–Shqipëri).

Në këtë fazë të testimit kanë marrë pjesë nxënësit që kanë kaluar me sukses fazën e parë. Nga DKA janë formuar komisione profesionale për hartimin dhe vlerësimin e testeve, duke siguruar një proces të rregullt dhe cilësor të garës.

Nxënësit fitues nga kjo fazë do të avancojnë në garën në nivel republikan. Më pas, më të suksesshmit do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në garat e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka shprehur mirënjohjen për mundësitë që u ofrohen nxënësve për të marrë pjesë në gara të tilla, duke theksuar se këto aktivitete ndihmojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe krijimin e një fryme të shëndetshme konkurruese.

Ai gjithashtu u ka uruar nxënësve suksese në fazat e ardhshme, duke i inkurajuar të vazhdojnë me përkushtim dhe të përfaqësojnë denjësisht komunën dhe vendin në garat republikane.