Punëtorët e NPL EKO-THERANDA në terren që nga orët e hershme të mëngjesit

Punëtorët e NPL EKO-THERANDA, që në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar intensivisht në pastrimin e rrugëve nga gurët dhe dheu i grumbulluar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Ky angazhim ka për qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë qytetarët, duke parandaluar rreziqet dhe duke siguruar rrugë të kalueshme e të sigurta.