Frutex lider absolut në eksportin e pijeve joalkoolike me 67% të tregut

Frutex vazhdon të mbajë pozitën dominuese në sektorin e pijeve joalkoolike, duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori. Sipas publikimeve të fundit nga Instituti GAP dhe Dogana e Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 57 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex.

Gjatë vitit 2025, kompania ka shënuar rritje prej 15% në eksport, ndërsa produktet e saj tashmë eksportohen në më shumë se 30 vende të botës. Ky zhvillim e forcon më tej pozitën e Frutex-it si njëra ndër kompanitë shqiptare më të suksesshme dhe më të konsoliduara në tregjet ndërkombëtare.

Vendet kryesore të eksportit për kompaninë mbeten: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia dhe Belgjika.