Në Suharekë, një delegacion i Aleancës u prit me mikpritje të veçantë nga familja atdhetare Kuçi, në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore që reflektroi vlerat dhe traditat e kësaj familjeje me kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.
Familja Kuçi ndër vite ka dhënë breza luftëtarësh që kanë nderuar jo vetëm Suharekën, por mbarë kombin shqiptar. Një nga figurat kyçe të kësaj familjeje, Hysni Kuçi, i njohur për përkushtimin e tij atdhetar, me bashkë me familjen iu përgjigj thirrjes së kohës duke u rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkë me vëllezërit Agimin, Veliun dhe Shefkiun, ata ishin ndër të parët që u bashkuan radhëve të UÇK-së. Gjatë luftës, Hysniu shërbeu si Komandant i Policisë Ushtarake të Brigadës 123, detyrë të cilën e kreu me përgjegjësi dhe nder, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës.
Delegacioni shprehu mirënjohjen e thellë për pritjen dhe vlerësoi lartë kontributin e familjes Kuçi në lirinë e vendit.

















Lini një Përgjigje