Gjatë dy ditëve me reshje intensive, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka qenë vazhdimisht në terren së bashku me ekipet emergjente, për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Në një prononcim për Radio Vala, Muharremaj theksoi se gjendja në komunë është stabile dhe nën kontroll, ndërsa ekipet komunale po intervenojnë në zonat ku kanalet janë mbyllur apo paraqiten rreziqe nga vërshimet.
“Gjendja është stabile. Ekipet janë aktive ditë e natë dhe edhe unë jam në terren bashkë me ta, për t’u siguruar që çdo problem të trajtohet me kohë,” deklaroi kryetari.
Pas mesnate, Muharremaj është parë në fshatin Reshtan, i pajisur me çizmet e tij të njohura të terrenit, duke qëndruar pranë banorëve të prekur nga vërshimet dhe duke monitoruar nga afër ndërhyrjet e nevojshme.
Komuna ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës në të gjitha zonat e prekura.



















Lini një Përgjigje