Harvard citon Kurtin në nderimin e Noel Malcom: Zë vendimtar gjatë luftës në Kosovë

Një nga zërat më të njohur ndërkombëtarë për historinë e Kosovës është nderuar nga një prej universiteteve më prestigjioze në botë. Universiteti i Harvardit i ka akorduar historianit dhe autorit britanik Noel Malcolm gradën e nderit “Doctor of Laws”.

Në profilin e publikuar nga Harvard Gazette është cituar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka vlerësuar kontributin e Malcolm gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Malcolm është autor i veprës së njohur “Kosovo: A Short History”, botuar në vitin 1998, ndërsa është një nga pesë personalitetet e nderuara nga Harvard me grada nderi gjatë ceremonive Commencement 2026.