Kryetari i PDK-së ka falënderuar deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Ai ka deklaruar se votimi dëshmoi mundësinë e krijimit të një vullneti të përbashkët politik për çështjet që lidhen me luftën dhe vlerat historike të Kosovës.
Në vijim, ai ka kërkuar që ky vullnet të reflektohet edhe në votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë si një hap drejt veprimit konkret institucional.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të jenë të qëndrueshme dhe funksionale për t’u përballur me sfidat e ardhshme.

















Lini një Përgjigje