Hamdi Bytyqi: Falënderim për fitoren historike të Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë

Me gjithë zemër, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hamdi Bytyqi, ka shprehur falënderim të sinqertë për qytetarët e Therandës, për mërgatën e çmuar dhe për anëtarët e përkushtuar të Lëvizjes Vetëvendosje, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Angazhimi, besimi dhe puna e palodhur e qytetarëve dhe aktivistëve u kurorëzuan me një fitore historike prej 15,723 votash, një rezultat që dëshmon fuqinë e bashkimit dhe idealin për ndryshim. Sipas Bytyqit, kjo fitore është dëshmi e qartë se qytetarët e Therandës dhe mërgata kanë besuar në vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje për një shoqëri më të drejtë dhe institucione më të përgjegjshme.

Kjo fitore është e qytetarëve, e mërgatës dhe e secilit aktivist që besoi dhe punoi pa u ndalur për ndryshim”, ka theksuar Hamdi Bytyqi, duke shtuar se ky rezultat përbën një obligim të madh për punë të ndershme dhe përfaqësim dinjitoz në interes të qytetarëve.

Në përmbyllje, ai ka uruar qytetin dhe vendin për këtë sukses të rëndësishëm:

Urime Therandë!
Urime Kosovë!