Doktori i njohur Sejdi Elshani (Dr. Sejda) ka shprehur mirënjohje ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Suharekë, për respektin dhe vlerësimin që i është bërë.
Në një reagim publik, Dr. Elshani ka falënderuar organizatën për nderimin, duke theksuar se mirënjohjen ia dedikon popullit liridashës shqiptar, si dhe familjes së tij – bashkëshortes, vëllait dhe motrës – për kontributin e tyre në luftën çlirimtare.
Ky gjest është pritur me vlerësime nga bashkëqytetarët dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët e njohin Dr. Sejdin si një personalitet me kontribut të çmuar në periudhën e luftës dhe pas saj.


















Lini një Përgjigje