Në kuadër të shqyrtimit publik, është zhvilluar një diskutim me përfaqësues të bizneseve lidhur me Planin Rregullues të Hollësishëm për Zonën Ekonomike në Duhël.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, rëndësi e veçantë iu kushtua dëgjimit të kërkesave, ideve dhe propozimeve të komunitetit të biznesit, me synimin që planifikimi i kësaj zone të përgjigjet sa më mirë ndaj nevojave të investitorëve dhe të krijojë kushte të favorshme për zhvillim ekonomik.
Plani synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për investime, zgjerimin e veprimtarive ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Bashkëpunimi me bizneset dhe përfshirja e tyre në procesin e planifikimit konsiderohen të rëndësishme për ndërtimin e një zone ekonomike që i shërben zhvillimit të qëndrueshëm dhe perspektivës ekonomike të zonës.
Zhvillimi ekonomik kërkon planifikim të mirë, bashkëpunim dhe vizion të qartë për të ardhmen.




















Lini një Përgjigje