Bali Muharremaj pritet me mbështetje në Sllapuzhan

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është pritur sot nga banorët e fshatit Sllapuzhan.

Gjatë takimit, Muharremaj u shpreh mirënjohës për mikpritjen, fjalët e ngrohta dhe besimin që qytetarët po i japin në çdo ditë të fushatës.

“Faleminderit Sllapuzhan për mikëpritjen, për fjalët e ngrohta dhe për besimin që po e forconi çdo ditë. Bashkë po e shkruajmë rrugën drejt fitores,” – tha Muharremaj.

Banorët e këtij fshati i dhanë mbështetje kandidaturës së tij për mandatin e ri, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e bërë deri më tani.

174 ✅ Bali Muharremaj