Ajet Zmajlaj, një biznesmen i suksesshëm dhe humanist në shërbim të Suharekës /

Ajet Zmajlaj, i lindur në fshatin Gelanc, është kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës me numrin rendor 11.

Shkollimin fillor e nisi në vendlindje, ndërsa më pas e vazhdoi në Gjinoc. Arsimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Kolegjin e Biznesit në Prishtinë, drejtimi Menaxhment dhe Ekonomik.

Aktualisht jeton dhe punon në Gjermani, ku është pronar i bizneseve të suksesshme. Megjithatë, lidhja e tij me vendlindjen mbetet e fortë: krahas angazhimeve profesionale, Ajeti është i përkushtuar edhe në bamirësi, duke dhënë ndihmë të vazhdueshme për komunën e Suharekës dhe qytetarët e saj.

Me përvojë menaxheriale dhe përkushtim për komunitetin, Ajet Zmajlaj synon të sjellë një frymë të re zhvillimi dhe solidariteti në Asamblenë Komunale të Suharekës.